Kosova U-18 e bën hapin e madh drejt Kampionatit Botëror - Gazeta Express
string(56) "kosova-u-18-e-ben-hapin-e-madh-drejt-kampionatit-boteror"

Kosova U-18 e bën hapin e madh drejt Kampionatit Botëror

Sporte tjera

Gazeta Express

29/02/2024 10:27

Me paraqitje dhe fitore bindëse Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka nisur paraqitjen në IHF Trophy Intercontinental, që është garë kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Të enjten në Tashkent të Uzbekistanit, Kombëtarja jonë u përball me nikoqirin, Uzbekistanin dhe fitoi me rezultat 27:21.

Lexo Edhe:

Dallimi në cilësi u vërejt që në pjesën e parë, të cilën Kombëtarja jonë e fitoi me rezultat 13:8.

Me lojë të mirë Kosova U18 vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Epërsia shkoi mbi dhjetë gola.

Në minutat e fundit vendaset rritën presionin dhe bënë që rezultati të afrohet në 27:21, por pa u rrezikuar fitorja jonë.

Të premten prej orës 8:00, Kosova U18 luan ndaj Guatemalës, të cilën Uzbekistani e mposhti 36:19 të mërkurën.

Të shtunën janë gjysmëfinalet, ndërsa të dielën finalja. Kombëtarja jonë synon vendin e parë dhe kualifikimin historik në Botëror.

Sara Gjergjaj u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes. Ajo i realizoi katër gola. Diona Dresh i kishte gjashtë gola, ndërsa Arona Krasniqi pesë. Arjeta Imeraj e Andra Uglani po ashtu i kishin nga katër gola. Kontribut në fitoren e rëndësishme dhanë të gjitha lojtaret.

Kosova U-18: Daorsa Bici 1, Diona Dresh 6, Sara Gjergjaj 4, Orgesa Gola 2, Arjeta Imeraj 4, Zoja Kameraj, Arona Krasniqi 5, Bulëza Maksuti 1, Albina Pllana, Alina Shabani, Andra Uglani 4, Iurosana Haskaj, Laura Maqedonci. /Gazeta Express/