Kosova stërviti në Naestved, aty ku nesër do të përballet me Danimarkën - Gazeta Express
string(70) "kosova-sterviti-ne-naestved-aty-ku-neser-do-te-perballet-me-danimarken"

Sport

Gazeta Express

25/07/2023 20:10

Kosova stërviti në Naestved, aty ku nesër do të përballet me Danimarkën

Sport

Gazeta Express

25/07/2023 20:10

Basketbollistët e Kosovës të martën mbrëma kanë stërvitur në “Arena Naestved”, aty ku të mërkurën do të përballen me Danimarkën.

Ky takim zhvillohet nga ora 18:00 dhe i takon parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) bëri të ditur se “stërvitja ka shkuar sipas planit dhe të gjithë lojtarët po japin maksimumin, ndërsa atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë”.

Për dallim nga ndeshja kundër Zvicrës, Erjon Kastrati është rikthyer nga lëndimi dhe po stërvitet rregullisht për të qenë i gatshëm.

“Dardanët” do të kenë të mërkurën në mëngjes një stërvitje dhe më pas do të përballen me danezët.

Kosova ka mundur Zvicrën 76:49, ndërsa Danimarka ka mundur në udhëtim Zvicrën 46:60. Vetëm vendi i parë i grupit kualifikohet tutje.

Pas ndeshjes ndaj Danimarkës, “Dardanët” më 29 korrik në Fribourg do të ndeshet me Zvicrën, kurse më 5 gusht në Prizren është ndeshja e fundit, kundër Danimarkës. /Gazeta Express/