Kosova përmendet 3 herë në deklaratën e G7, ministrat s’e përfillin Ballkanin e Hapur - Gazeta Express
string(83) "kosova-permendet-3-here-ne-deklaraten-e-g7-ministrat-se-perfillin-ballkanin-e-hapur"

Kosova përmendet 3 herë në deklaratën e G7, ministrat s’e përfillin Ballkanin e Hapur

Lajme

Gazeta Express

14/05/2022 21:37

Sot në Gjermani u mblodhën ministrat e Jashtëm të G7, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, SHBA-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell. Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga G7, përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mënyrë specifike edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, raportoi Gazeta Express.

Ajo që ra në sy në këtë deklaratë ishte edhe përmendja e Kosovës për tre herë kur flitet për Ballkanin Perëndimor dhe shpërfillja e idesë së Ballkanit të Hapur, që shtyhet kryesisht nga kryeminsitri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Lexo Edhe:

Në fokus të deklaratës, ka qenë thirrja drejtuar Kosovës dhe Serbisë për vazhdimin e dialogut konstruktiv, që lehtësohet nga BE-ja.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, G7 ka lavdëruar Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për sinkronizimin e plotë me politikat e jashtme të BE-së, në vendosjen dhe zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kërkojmë nga Serbia që ta bëjë të njëjtën”, thuhet në deklaratë. /GazetaExpress/