Nga 22 deri më 24 mars, do të mbahet Grand Slam i Tbilisit në Gjeorgji.
Në këtë garë, Kosova do të paraqitet me katër xhudistë.
Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu e Loriana Kuka do të garojnë.
Të premten, garon Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kg, si dhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kg.
Të shtunën ndeshet Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kg, kurse të dielën Loriana Kuka deri në 78 kg.
Garuesit tonë kanë udhëtuar bashkë me trajnerin Fatos Tabaku.
Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 83 shtete, 531 garues, nga të cilët 296 meshkuj dhe 235 femra.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...