Kombëtarja e Kosovës U17, në konkurrencën e vajzave, ka triumfuar në kampionatin “IHF Trophy” për zonën evropiane të kësaj grupmoshe, që u organizua këtë javë në Prishtinë.
Hendbollistet kosovare shënuan fitore sot në finalen ndaj Bosnjë-Hercegovinës, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “1 Tetori”, aty ku u zhvilluan të gjitha ndeshjet e kësaj gare, përfundoi me shifrat 39:33.
Pas këtij triumfi, Kosova U17 ka siguruar fazën interkontinentale, nga ku pastaj mund të kërkojë kualifikimin për në Kampionat Botëror.
Sot gjithashtu u zhvillua edhe ndeshja për vendin e tretë, në të cilën Bullgaria mposhti Gjeorgjinë me rezultatin 34:26. /Gazeta Express/