Kosova e synon edhe sot fitoren ndaj Britanisë së Madhe - Gazeta Express
string(55) "kosova-e-synon-edhe-sot-fitoren-ndaj-britanise-se-madhe"

Sport

Gazeta Express

13/01/2024 11:03

Kosova e synon edhe sot fitoren ndaj Britanisë së Madhe

Sport

Gazeta Express

13/01/2024 11:03

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të zhvillojë sot ndeshjen e dytë ndaj Britanisë së Madhe, e vlefshme për eliminatorët e Euro 2026.

Ndeshja do të zhvillohet në “Derby Arena”, me fillim prej orës 14:15 – shkruan Gazeta Express.

Kosova synon vetëm fitoren e dytë ndaj britanikëve, për të avancuar në kualifikimet e rregullta për Evropianin e vitit 2026.

Ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve, e zhvilluar të mërkurën në Prishtinë, përfundoi me fitoren 30:22 të “Dardanëve”.

“Luajmë në Derby për fitore tjetër ndaj britanikëve. Të përkushtuar për të kaluar në fazën tjetër kualifikuese, aty ku e kemi vendin”, thuhet në paralajmërimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) për ndeshjen e sotme.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement