Kosova e fiton ndeshjen dramatike ndaj Zvicrës - Gazeta Express
string(46) "kosova-e-fiton-ndeshjen-dramatike-ndaj-zvicres"

Basketboll

Gazeta Express

29/07/2023 19:37

Kosova e fiton ndeshjen dramatike ndaj Zvicrës

Basketboll

Gazeta Express

29/07/2023 19:37

Kosova ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Zvicrës sot në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.

“Dardanët” triumfuan 72:76 në ndeshjen dramatike e cila u zhvillua në Zvicër.

Lexo Edhe:

Helvetikët ishin vazhdimisht në avantazh, por basketbollistët kosovarë treguan forcë më të madhe në çerekun e fundit, për të fituar në fund.

Kësisoj, tani Kosova ka dy fitore ndaj Zvicrës dhe një humbje ndaj Danimarkës.

Më 5 gusht, “Dardanët” e presin në Prizren ekipin danez për duelin e fundit të këtyre kualifikimeve.