Kosova dhe Serbia mund të përballen sy më sy edhe në sport, përmes ekipeve të tyre - Gazeta Express
string(81) "kosova-dhe-serbia-mund-te-perballen-sy-me-sy-edhe-ne-sport-permes-ekipeve-te-tyre"

Kosova dhe Serbia mund të përballen sy më sy edhe në sport, përmes ekipeve të tyre

Sport

Gazeta Express

03/11/2022 12:07

Kosova dhe Serbia mund të përballen mes vete edhe në fushën e sportit.

Në fakt, këto dy shtete mund ti matin forcat përmes ekipeve të tyre të basketbollit.

Lexo Edhe:

Sigal Prishtina nga Kosova dhe ekipi Dunav nga Serbia do të jenë pjesë e ligës “ENBL” (Liga e Basketbollit të Evropës Veriore), ku marrin pjesë edhe klube nga Polonia, Lituania, Republika Çeke, Letonia dhe Estonia, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo ligë së fundmi ia ka uruar mirëseardhjen klubit KK Dunav nga Stari Banovc, i cili do të marrë pjesë për herë të dytë në këtë garë.

Ky klub është degë e klubit Partizani nga Beogradi, ndërsa e sheh këtë ligë si një mundësi zhvillimi.

Por, ajo që është më interesantja është se në këtë ligë me gjasë do ta shohim ballafaqimin e parë ndërmjet një ekipi shqiptar nga Kosova dhe një ekipi serb në një ndeshje zyrtare basketbolli, shkruan “Gazeta Express”.

Sigal Prishtina u eliminua nga FIBA Europe Cup dhe e kishte në opsion ligën ENLB, në të cilën tash do të marrë pjesë.

E duelin eventual të Sigal Prishtinës me KK Dunav, me shqetësim po e shohin mediat serbe, duke e konsideruar ekipin kryeqytetas kosovar që vjen nga një “shtet i rremë”. /Gazeta Express/