Koronavirusi i merr jetën 21 vjeçares në Tiranë - Gazeta Express
string(47) "koronavirusi-i-merr-jeten-21-vjecares-ne-tirane"

Koronavirusi i merr jetën 21 vjeçares në Tiranë

Gazeta Express

15/07/2020 10:48

Ka ndërruar jetë këtë të mërkurë prej koronavirusit një 21 vjeçare.

Vajza ishte shtruar në spitalin infektiv të Tiranës dhe ishte e intubuar për shkak të gjendjes së rëndë.

Lexo Edhe:

Deri më sot në Shqipëri, asnjëherë nuk ishte regjistruar një vdekje prej Covid në një moshë kaq të re sa ajo e pacientes 21 vjeçare. Mësohet se e reja ishte shtruar ditën e djeshme në spitalin infektiv për shkak të temperaturës së lartë.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.”=njoftoi Ministria e Shendetesise./Express