Konjufca për zgjedhjet në Veri: Peticioni mund të ketë sukses, flamuri do të mbrohet me çdo kusht - Gazeta Express
string(95) "konjufca-per-zgjedhjet-ne-veri-peticioni-mund-te-kete-sukses-flamuri-do-te-mbrohet-me-cdo-kusht"

Konjufca për zgjedhjet në Veri: Peticioni mund të ketë sukses, flamuri do të mbrohet me çdo kusht

Lajme

Gazeta Express

19/03/2024 12:44

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë një interviste mbrëmë ka folur për zgjedhjet në Veri.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare nuk kishte arritur t’i bindte serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill të vitit të kaluar ndonëse shteti i Kosovës, sipas Konjufcës, dy herë kishte bërë kompromis.

Lexo Edhe:

“Dy herë shteti i Kosovës ka bërë kompromis, i ka thy rregullat e veta të KQZ’së për me ia mundësu serbëve me marrë pjesë në zgjedhje. Dy herë. Edhe bashkësia ndërkombëtarë nuk ka mujt me i bind serbët me marrë pjesë në zgjedhje”, tha ai në Kanal10.

Konjufca tha se “zgjedhjet janë krejt legjitime, edhe bashkësia ndërkombëtare ka thënë”.

Kryekuvendari është optimist sa i përket suksesit të peticionit që ka nisur në fund të janarit në komunat veriore e që tashmë është caktuar 21 prilli si datë për votimin për shkarkimin ose jo të kryetarit.

“KQZ e ka shpallë procesin e peticionit, peticioni siç duket mundet të ketë sukses dhe do të ketë zgjedhje të reja. Tash ata po thonë duam të marrim pjesë në zgjedhje dhe kjo ia jep një drejtim të ri krejt procesit politik”, tha ai.

Konjufca u pyet se çka do të ndodhë nëse në zgjedhje marrin pjesë edhe serbët, fitojnë kandidatët serbë dhe flamuri i Kosovës hiqet nga objektet komunale.

“Është e paligjshme. Efekti është që ata kur hyjnë në zgjedhje dhe e pranojnë shtetin e Kosovës nuk mund të thonë zgjedhjet po i pranojmë por jo simbolin e shtetit të Kosovës. Kanë ditur ta bëjnë, por kjo na ka sjellë këtu. Cila është zgjidhja, zgjidhja është pranimi i realitetit të Kosovës, pranimi i shtetit të Kosovës. Do të mbrohet me çdo kusht, flamuri është simbol shtetëror dhe është obligative për komunat me pasë flamurin e Kosovës”, tha Konjufca. /GazetaExpress/