Konflikt pas “Big Brother VIP”: Ilir Vrenozi flet për përplasjen me Mirin - Gazeta Express
string(70) "konflikt-pas-big-brother-vip-ilir-vrenozi-flet-per-perplasjen-me-mirin"

Yjet

Gazeta Express

22/04/2026 22:10

Konflikt pas “Big Brother VIP”: Ilir Vrenozi flet për përplasjen me Mirin

Yjet

Gazeta Express

22/04/2026 22:10

Ilir Vrenozi ka folur në emisionin “Breaking” për një përplasje me ish-finalistin e “Big Brother VIP”, Miri, që sipas tij ka nisur menjëherë pas finales së spektaklit dhe është përshkallëzuar edhe në takimet e mëvonshme.

Vrenozi deklaroi se tensionet filluan pasi Miri ishte i pakënaqur që ai nuk e kishte përmendur si fitues gjatë finales. Sipas tij, situata u acarua më tej në një takim pas përfundimit të reality show-t, ku u shkëmbyen replika të ashpra.

“Pas finales më bëri me shenjë sikur ‘do flasim’. Më pas nisi me pyetje pse nuk e përmenda si fitues. Në takimin pas BBV më tha fjalë të rënda, duke më akuzuar pse kam mbështetur Selin. I shpjegova qëndrimin tim dhe i thashë se kjo ishte pjesë e dinamikës së lojës,” u shpreh Vrenozi.

Ai shtoi se situata ka degraduar deri në kërcënime verbale. “Më tha ‘do të të zhduk’. Ishte i nxehur dhe i verbuar nga inati,” deklaroi ai, duke theksuar se për këtë arsye po shmang qëndrimin në Tiranë.

Deklaratat e Vrenozit vijnë pas përfundimit të edicionit të fundit të “Big Brother VIP”, ku marrëdhëniet mes disa ish-konkurrentëve kanë vijuar të mbeten të tensionuara edhe jashtë shtëpisë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement