Tragjedi në Bosnjë: Dyshohet se babai vrau vajzën 2-vjeçare, më pas edhe veten - Gazeta Express
string(76) "tragjedi-ne-bosnje-dyshohet-se-babai-vrau-vajzen-2-vjecare-me-pas-edhe-veten"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 23:07

Tragjedi në Bosnjë: Dyshohet se babai vrau vajzën 2-vjeçare, më pas edhe veten

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 23:07

Një tragjedi raportohet se ka ndodhur sot në Bosnjë e Hercegovinë.

Dyshohet se një burrë 49 vjeçar e ka vrarë vajzën e tij 2 vjeçare dhe më pas e ka vrarë vetën.

Prokuroria Publike e Qarkut të Sarajevës Lindore, ka bërë të ditur se është urdhëruar autopsia e trupave të babait e fëmijës, që u gjetën të vdekur në fshatin Kabernik, pranë Vishegradit.

“Prokurori kujdestar ka drejtuar hetimet në vendngjarje dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha masave dhe veprimeve hetimore për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti tragjik. Është urdhëruar autopsia për të përcaktuar saktësisht kohën dhe shkakun e vdekjes” thuhet në njoftimin e Prokurorisë, shkruajnë mediat transmeton Klankosova.tv.

Bazuar në rezultatet e para të hetimet dyshohet se E.D, nga Gorazhde ka vrarë fëmijën e tij dyvjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas mediave lokale, ai ishte i ndarë nga bashkëshortja, i kishte lënë familjes një letër lamtumire, të cilën ata e kanë raportuar në polici, të cilët kanë dalë në terren dhe në fshatin Kabernik kanë gjetur trupat e babait dhe fëmijë

Advertisement
Advertisement
Advertisement