Manchester City është lideri i ri i Premierligës.
Citizens triumfuan minimalisht në udhëtim 0:1 ndaj Burnleyt, në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit anglez.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e pestë, kur Erling Haaland realizoi pas asistimit nga Jeremy Doku.
Me këtë fitore, Manchester City tani merr primatin në renditjen tabelare me 70 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Burnley mbetet me 20 pikë në vendin e parafundit dhe pa gjasa për mbijetesë. /Gazeta Express/