Komplikohen gjërat për Milanin në Europa Ligë, barazon në Lille - Gazeta Express
string(62) "komplikohen-gjerat-per-milanin-ne-europa-lige-barazon-ne-lille"

Komplikohen gjërat për Milanin në Europa Ligë, barazon në Lille

Gazeta Express

26/11/2020 21:10

Milan e kishte nisur mirë aventurën në Europa Ligë dhe kishte fituar dy ndeshjet e para. Por në dy ndeshjet e fundit, të zhvilluara gjatë muajit nëntor, Milan ka humbur në njërën dhe në tjetrën ka barazuar kundër Lille

AC Milan ka barazuar me rezultat 1-1 sonte në stadiumin Pierre-Mauroy në Lille të Francës, duke komplikuar kështu kalimin tutje në Europa Ligë.

Lexo Edhe:

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për francezët të cilët patën disa shanse të mira për të shënuar.

Megjithatë në këtë pjesë nuk pat gola.

Në pjesën e dytë, Milan e filloi shumë mirë për të shënuar gol qysh në fillim të saj me anë të Sami Castillejo në minutën e 46-të.

Pasi shënuan gol, Milan filloi të mbrohej gjë që i kushtoi pasi që në minutën e 65-të për Lille shënoi Janathan Bamba.

Në minutat e mbetura, Milan pati posedimin por tentime për gol ishin dukshëm më të mëdhaja nga Lille, të cilët patën 12 tentime për gol dhe 3 goditje brenda kuadratit të portës për dallim nga Milan që pati vetëm katër tentime dhe vetëm një goditje brenda kornizave të portës që ishte goli i Castillejos.

Pas këtij barazimi Milan është në vendin e dytë me 7 pikë, në më pak se Lille në vendin e parë.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, ku është Lille dhe Milan luajtën Sparta Praga kundër Celtic.

Sparta e ka deklasuar Celticun me rezultat 4-1 dhe tanimë ka 6 pikë, një më pak se Milan që është në vendin e dytë.

Javën e ardhshme, Milan do ta pret në San Siro Celticun kurse Lille e pret Sparta Pragën. /GazetaExpress/