Kompani import-eksporti në Shqipëri, bosi belg i drogës në sitën e SPAK - Gazeta Express
string(70) "kompani-import-eksporti-ne-shqiperi-bosi-belg-i-droges-ne-siten-e-spak"

Kompani import-eksporti në Shqipëri, bosi belg i drogës në sitën e SPAK

Shqiperi

Gazeta Express

15/11/2022 16:22

Autoritetet belge kanë vënë në lëvizje SPAK për të hetuar aktivitetin ekonomik në Shqipëri të një bosi droge me shtetësi belge të akuzuar për trafikun e 1.9 tonëve kokainë nga Amerika Latine.

Belgu rezulton se kishte hapur një kompani në Shqipëri ku kishte dhe hyrje-dalje të shpeshta, raporton Euronews.

Lexo Edhe:

43-vjeçari kishte hapur dhe zotëronte një kompani në Shqipëri me aktivitet të gjerë tregtar, nga zhvillimi i teknologjive të reja tek import-eksporti me te gjitha llojet e mallrave dhe produkteve.

Përmes një letër-porosie prokuroria federale e Brukselit i ka kërkuar SPAK të verifikojë aktivitetin e tij tregtar në Shqipëri.

D.L sështë arrestuar në tetor të vitit të kaluar në Liezh si drejtues i një organizate kriminale që kishte trafikuar 1.9 ton kokainë nga Amerika latine përmes transportit me kontejner në portin e anversit. Droga fshihej në rroba, goma, qymyr dhe mallra të tjerë dhe më pas nxirrej përmes përpunimit kimik në një laborator që u zbulua nga policia Belge.

/Gazeta Express