Komisioneri për Zgjerimin: Votoni marrëveshjen e 5 Qershorit, është shumë vonë për ndryshime kushtetuese - Gazeta Express
string(102) "komisioneri-per-zgjerimin-votoni-marreveshjen-e-5-qershorit-eshte-shume-vone-per-ndryshime-kushtetuese"

Komisioneri për Zgjerimin: Votoni marrëveshjen e 5 Qershorit, është shumë vonë për ndryshime kushtetuese

Gazeta Express

10/07/2020 14:41

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, ka reaguar në lidhje me zhvillimet politike në vendin tonë.

Sipas tij Reforma që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojiten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE.

Lexo Edhe:

Komisioneri Për Zgjerimin kërkoi miratimin nga Parlamenti të Marrëveshjes së 5 Qershorit, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, duke theksuar se është vonë për ndryshime kushtetuese në sistemin zgjedhor.

DEKLARATA E PLOTË:

Reforma zgjedhore në Shqipëri:

Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojiten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE.