Kombëtarja e Kosovës në Hendboll U18 (vajzat) është gati për të nisur historinë e ndritur në Kampionatin Botëror të Hendbollit.
Ato kanë siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror të Hendbollit, që zhvillohet këtë vit në Kinë
Kjo është hera e parë që kjo gjeneratë arrin të kualifikohet në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm të hendbollit në botë.
‘Dardanet’ do të përballen në ndeshjen hapëse me kundërshtaret e tyre nga Brazili, duke nisur një epokë historike.
Ky takim zhvillohet nesër me fillim nga ora 10:00, kurse dy kombëtaret tjera brenda grupit janë Franca dhe India.
Ndeshja zhvillohet në “Vocational and Technical College Stadium” në Chuzhou.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...