Ronald Koeman ka konfirmuar të ardhmen e tij për menaxhimin e Holandës dhe ka insistuar se nuk do të dorëzohet për shkak të diagnostifikimit me kancer të gruas së tij.
Holandezi po kalon një periudhë të dytë të suksesshme si trajner i kombëtares, pasi ka udhëhequr Holandën drejt gjysmëfinales së Euro 2024, ku sonte përballet me Anglinë.
Para fillimit të turneut në muajin e kaluar, gruaja e Koemanit, Bartina, u diagnostikua me kancer të gjirit, pasi ajo kishte mundur së pari këtë sëmundje dhjetë vjet më parë.
Ajo tregoi se nuk i kishte kërkuar kurrë burrit të saj të qëndronte në shtëpi dhe të mos merrte pjesë në turneun në Gjermani.
“Shëndeti i gruas sime është në rregull. Ajo po merr trajtime, por kjo nuk është arsye për të ndalur të jem trajner”, deklaroi Koeman.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...