Klubi italian i yllit shqiptar futet në karantinë - Gazeta Express
string(49) "klubi-italian-i-yllit-shqiptar-futet-ne-karantine"

Gazeta Express

16/03/2020 8:20

Klubi italian i yllit shqiptar futet në karantinë

Gazeta Express

16/03/2020 8:20

Atalanta e Berat Gjimshitit është futur në karantinë, pas lajmit të së dielës së pesë anëtarë të skuadrës së Valencias, përfshirë tre futbollistë, kanë koronavirus. Atalanta u ballafaqua me Valencian të martën në Ligën e Kampionëve.

Atalanta ndodhet në Bergamo, në qendër të pandemisë koronavirus në Itali, por ka vendosur të vetëizolohet vetëm pasi Valencia njoftoi se tre futbollistë dhe dy anëtarë të stafit të saj kanë dalë pozitiv me sëmundjen ngjitëse, e njohur si COVID-19, transmeton Gazeta Express.

Klubi nga Serie A, që shkroi historinë e vet duke e arritur çerekfinalen në Champions me yllin e Kombëtares shqiptare Gjimshiti në qendër të mbrojtës, pritej t’i riniste stërvitjet nga e hëna.

Atalanta tani do të izolohet si masë parandaluese, ashtu sic e do protokolli, pasi u takua me Valencian në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Champions.

Nga tre futbollistët e infektuar me koronavirus, Ezequiel Garay, Eliaquim Mangala dhe Jose Gaya – vetëm Gaya luajti në ndeshjen e kthimit ndaj Atalantas më 10 mars në Mestalla.

Mangala kishte luajtur në ndeshjen e parë më 19 shkurt në San Siro, ndërsa Garay nuk ka luajtur në asnjërën prej dy ndeshjeve shkaku i lëndimit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement