Klopp e quan të çmendur dhe të papritur fitoren e Liverpoolit 5:0 kundër Manchester Unitedit - Gazeta Express
string(91) "klopp-e-quan-te-cmendur-dhe-te-papritur-fitoren-e-liverpoolit-50-kunder-manchester-unitedit"

Klopp e quan të çmendur dhe të papritur fitoren e Liverpoolit 5:0 kundër Manchester Unitedit

Futboll

Gazeta Express

25/10/2021 8:26

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka përshkruar si të papritur dhe të çmendur triumfin 5:0 të skuadrës së tij kundër Manchester Unitedit të dielën në Old Trafford.

Mohamed Salah shkëlqeu duke shënuar het-trik, ndërsa Naby Keita dhe Diogo Jota shënuan nga një herë tjetër në fitoren më bindëse të skuadrës së Kloppit ndaj Unitedit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ishte fitorja më e madhe e Liverpoolit në Old Trafford.

Klopp e përshkroi si ditë të madhe të dielën dhe si një kapitull të ri në historinë e klubit.

“Është vërtet një ditë e mirë, një ditë e madhe. Ky është një kapitull i ri në historinë e këtij klubi”, tha Klopp pas ndeshjes.

Ai shtoi: “Njerëzit do të flasin për këtë në të ardhmen, sepse kjo nuk do të ndodhë përsëri për një kohë shumë të gjatë, ndoshta kurrë”.

“Rezultati është i çmendur. Fitore e veçantë po ne nuk festojmë si të çmendur, sepse ne e nderojmë kundërshtarin tonë”, nënvizoi ai.

Liverpooli mbetet ekipi i vetëm i pamposhtur këtë sezon në Premierligë dhe tani mbledh 21 pikë në vendin e dytë, vetëm një më pak se lideri Chelsea./Gazeta Express/