Kjo është vila ku po pushon Kylie Jenner, 10 000 dollarë nata - Gazeta Express
string(60) "kjo-eshte-vila-ku-po-pushon-kylie-jenner-10-000-dollare-nata"

Gazeta Express

03/03/2020 20:57

Kjo është vila ku po pushon Kylie Jenner, 10 000 dollarë nata

Gazeta Express

03/03/2020 20:57

Kylie Jenner ka filluar pushimet e saj luksoze në Bahame derisa po relaksohet në një vilë afër plazhit ku po paguan 10 000 dollarë në natë. Bashkë me të është edhe vajza Stormi dhe shoqja e saj e ngushtë Stassie Karanikolaou

Mediat britanike kanë zbuluar se Kylie është duke qëndruar në Villa Rosalita në Harbour Island në Bahame, villë e cila ka gjashtë dhoma të gjumit.

Miliarderja 22 vjeçare ka më shumë se një javë në këtë villë dhe është bashkë më vajzën e saj dy vjeçare Stormi dhe shoqet e saj më të mira Anastasia ‘Stassie Baby’ Karanikolaou dhe Amber Asaly.

Sipas mediave britanike Vila Rosolita ka çmime të ndryshme, varësisht nga java dhe sezoni, çmimi i tanishëm është 15 000 dollarë deri më 31 maj por nëse qëndron deri më 1 qershor apo 3 korrik çmimi zbret 10 000 dollarë.

Vetëm rezervimi i kësaj vile kushte 25 000 dollarë, shumë kjo që ju garanton 10 për qind lirim. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement