Kim shfaqet fantastike me një fustan të zi – darkë me Demi Moore - Gazeta Express
string(62) "kim-shfaqet-fantastike-me-nje-fustan-te-zi-darke-me-demi-moore"

Kim shfaqet fantastike me një fustan të zi – darkë me Demi Moore

Yjet

Gazeta Express

22/11/2021 19:54

Kim Kardashian shijoi një natë në Nobu në Hollywood të shtunën në mbrëmje, ku tregoi linjat e saj të famshme në daljen e saj të parë që nga konfirmimi i romancës së re me Pete Davidson.

Ylli televiziv u fotografua duke darkuar me mikeshat e saj të famshme si Demi Moore, vajzën e saj Rumer Willis, Kim Jones të Fendi dhe modelen Amber Valletta.

Lexo Edhe:

Dalja e darkës shënon herën e parë që Kim është parë që kur ajo konfirmoi lidhjen e saj romantike me aktorin e “SNL” Pete.

Për mbrëmjen Kim veshi një fustan të zi të ngushtë me çizme Balenciaga dhe doreza lëkure të gjata, shkruan DailyMail.

41-vjeçarja i mbajti flokët e saj të drejta të hedhura prapa supeve, syze të zeza Balenciaga dhe një palë vathë.

Kim u shoqërua në darkë nga aktorja Demi Moore, 59 vjeç, e cila kishte veshur xhinse dhe një pallto ngjyrë bezhë me çizme të ngjashme, ndërsa vajza e saj e madhe Rumer, 33 vjeçe, ishte e veshur në të bardha me një pallto elegante.

Valletta – një modele e famshme e cila së fundmi mahniti për Mugler – u pa bashkë me to, e veshur me një kostum të zi elegant të modeluar nga Dior, të cilin e kombinoi me Nikes ngjyrë rozë dhe një çantë të gjelbër.

Të gjithë grupi u larguan së bashku përpara se Kim të shihej duke shkuar drejt Rolls Royce-it të saj të bardhë.

Megjithëse natyra e darkës në grup ishte e paqartë, Kim Jones i Fendi-t – me të cilin Kim bashkëpunoi në “Fendi X SKIMS” – është mik  përbashkët i Kim-it dhe Demit.

Të tre kishin qenë të pranishëm së bashku në gala mbrëmjen “WSJ” më 1 nëntor në qytetin e New York-ut, ku Kardashian iu dha një çmim për markën e saj miliarda dollarëshe.

Kujtojmë që kjo paraqitje e Kim vjen pas konfirmimit të romancës me aktorin 28-vjeçar, me të cilin së fundi u pa dorë për dore.

Dyshja e famshme kishin ndarë fillimisht një puthje gjatë një skene të ‘Aladdin’ në SNL ndërsa Kim bëri debutimin e saj si mikpritëse në fillim të tetorit.

Me 16 nëntor, Kim dhe Pete festuan së bashku ditëlindjen e komedianit në një festë që u organizua në kompleksin e Kris Jenner’s në Palm Springs.

Megjithatë, ndërsa Pete banon në New York dhe baza e Kim-it është në Hidden Hills me katër fëmijët e saj dhe Kanye, marrëdhënia e tyre po vazhdon në distancë.

Pas romancës së re të yllit televiziv, ish-bashkëshorti i saj, reperi i “DONDA” në anën tjetër është lidhur me një modele 24-vjeçare të quajtur Vinetria Chubbs, e cila javët e fundit ka udhëtuar me të nga Los Angeles, në Miami dhe Toronto.

Ata dolën publikisht në lojën e tij të basketbollit të “Donda Academy” më 6 nëntor dhe ajo kishte marrë pjesë në shërbimin e tij të së dielës më 31 tetor.