Drita e fitoi titullin e kampiones tri xhiro para fundit, duke e mposhtur Ballkanin në Gjilan më 9 maj.
Që atëherë, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka pësuar tri humbje: nga Dukagjini, Gjilani e tash edhe nga Malisheva.
Edhe pse ishte duke fituar në pjesën e parë, Drita në pjesën e dytë e lëshoi ndeshjen dhe pësoi humbjen e tretë rresht.
Në pjesën e parë, Drita avancoi 2-0, me golat e Mike Arthurit dhe Oniks Grezdës, me një formacion tejet të ri të Dritës dhe me shumë futbollistë nga akademia.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Malisheva u ringjall dhe shënoi tre gola, për fitoren prej 3-2.
Me këtë fitore dhe me humbjen e Ballkanit, Malisheva e siguroi vendin e dytë në tabelë me 59 pikë.
Ndërkohë, Drita e mbyll sezonin me 66 pikë të tubuara./GazetaExpress/