Për vitin e dytë rresht, Llapi do të luajë në barazh - Gazeta Express
string(51) "per-vitin-e-dyte-rresht-llapi-do-te-luaje-ne-barazh"

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 18:04

Për vitin e dytë rresht, Llapi do të luajë në barazh

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 18:04

Llapi do të luajë për herën e dytë rresht në barazh, për të mbetur në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina fitoi 3-2 ndaj Ferizajt në xhiron e fundit, por që nuk i mjaftoi, pasi varej edhe nga rezultatet e skuadrave tjera.

Ferizaj ishte i pari që doli në epërsi me anë Erti Sherifin në minutën e 13-të, megjithatë Ergys Peposhi shënoi autogol për të barazuar rezultatin në 1-1 katër minuta më vonë.

Fiton Ademi shënoi për 2-1 për Llapin në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë, Ademi shënoi edhe një herë për 3-1, teksa Ferizaj shënoi golin e dytë, në minutë e 72-të.

Llapit do t’i konvenonte një lëshim nga konkurrentët tjerë, mirëpo ajo që ishte më afër të bie në barazh, Drenica arriti fitore me rikthim ndaj Prishtinës.

Kështu, sot një javë, më 7 qershor, Llapi do të luajë në ndeshjen e barazhit ndaj Dinamos së Ferizajt./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement