Sophie Turner zbulon se si Taylor Swift e ndihmoi atë gjatë divorcit me Joe Jonas - Gazeta Express
string(81) "sophie-turner-zbulon-se-si-taylor-swift-e-ndihmoi-ate-gjate-divorcit-me-joe-jonas"

Rozë

Gazeta Express

17/05/2024 13:37

Sophie Turner zbulon se si Taylor Swift e ndihmoi atë gjatë divorcit me Joe Jonas

Rozë

Gazeta Express

17/05/2024 13:37

Sophie Turner ka folur së fundmi për divorcin e saj nga Joe Jonas në “British Vogue”. Ajo u shpreh mirënjohëse për Taylor Swift, e cila e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju-Jork pas divorcit nga Joe Jonas.

“Taylor ishte një hero për mua këtë vit”, aktorja e “Game of Thrones” për British Vogue për kopertinën e saj të qershorit 2024. Turner u takua me Swift afërsisht 10 vjet më parë, por ato nuk ishin të afërta fillimisht sepse Joe Jonas ka qenë i lidhur me këngëtaren e “Love Story” në 2008.

Lexo Edhe:

Sophie Turner zbulon se si Taylor Swift e ndihmoi atë gjatë divorcit.

Sophie Turner tregoi se iu drejtua Swift-it për ndihmë në shtator 2023, sepse ajo dhe dy vajzat e çiftit Willa, 3, dhe Delphine, 1, kishin nevojë për një vend për të qëndruar pasi Jonas paraqiti kërkesën për divorc.

“Kurrë nuk kam qenë mirënjohëse kaq shumë ndaj dikujt sesa jam ndaj saj, sepse ajo më mori mua dhe fëmijët e mi dhe na siguroi një shtëpi dhe një hapësirë të sigurt. Ajo me të vërtetë ka një zemër prej ari”, tha aktorja.