Kim Kardashian është në “bisedime” me Coty për të bashkëpunuar për një linjë kozmetike…pasi që kjo kompani bleu linjën kryesore të Kylie Jenner për 600 milionë euro
Coty Inc është në bisedime me yllin e televizionit Kim Kardashian West për një bashkëpunim potencial për linjën e saj të bukurisë, ku prodhuesit i kozmetikës ka mbajtur një takim të mbyllur këtë të mërkurë.
Kompania tashmë i kanë blerë shumicën e aksioneve të gjysme motrës së Kim, linjën e makeupit dhe kujdesit të lëkurës, Kylie Jener ku vitin e kaluar investuan 600 milionë dollarë.
Kim është e njohur për paraqitjen e jetës së saj me motrat në emisionin televiziv “Keeping Up with the Kardashians”, kishte lansuar linjën e makeupit të saj më 2017, dy vite pasi që Jenner shënoi sukses të jashtëzakonshëm në industrinë e modës.
Kjo do të bënte që dy motrat të kenë konkurrencë në një linjë të bukurisë. /GazetaExpress/