"Khabib vs McGregor? Vetëm për 100 milion $ e mendoj - Gazeta Express
string(48) "khabib-vs-mcgregor-vetem-per-100-milion-e-mendoj"

“Khabib vs McGregor? Vetëm për 100 milion $ e mendoj

Shqiperi

Gazeta Express

03/12/2020 18:46

Khabib Nurmagomedov ka deklaruar largimin nga MMA, pas fitores së fundit pasi kështu i kishte premtuar të atit se nuk do të luftojë kurrë në ring pa atë, i cili ndërroi jetë nga Covid.

Nuk mendon kështu Dana White, bosi i UFC, i cili po tenton ta bindë djaloshin nga Dagestani të luftojë sërish në ring. Conor McGregor dhe Dustin Poirier duan të ndeshen me të, por Khabib thekson se nuk e tërheq një duel me emrat e mësipërm.

Lexo Edhe:

Gjithsesi e mban të hapur si opsion, por që mund të ndodhë për një shifër të çmendur: “Së pari Dana White do të ofrojë para, mendoj. Unë i kam munduar ata, të dy. Nuk ka asnjë interes në aspektin sportiv.

Të dy u dorëzuan në tapet. Nëse ka para… Imagjinoni që dikush të ofrojë 100 milion dollarë, atëherë do të jetë problem. Në aspektin sportiv nuk shoh asnjë interes të ndeshem me ta”.

Khabib është kampion bote dhe ende nuk e ka dorëzuar rripin. Kur ia kujtojnë diçka të tillë ai thotë: “Më lini ta shijoj momentin, është mirë të jesh kampioni aktual. Doni të ma hiqni rripin menjëherë. Nuk e kam menduar ende. Do të mbetet kështu deri sa ta shoh Dana White”.