Këtë sezon veror, pushimet elitare kalohen në Shqipëri - Gazeta Express
string(53) "kete-sezon-veror-pushimet-elitare-kalohen-ne-shqiperi"

Këtë sezon veror, pushimet elitare kalohen në Shqipëri

Gazeta Express

26/06/2020 15:31

Për shumë njerëz që shpesh zgjedhin të pushojnë në vende të tjera, jashtë Shqipërisë, kjo verë duket që do t’i nxisë të kërkojnë alternativa të tjera brenda vendit.

Dhe Shqipëria duket se është gati.

Lexo Edhe:

Krahas bukurisë natyrore të ofruar me bollëk, investimet e bëra së fundmi në turizëm duket se garantojnë standarde të larta të krahasuara denjësisht me resortet më në zë në mbarë botën dhe premtojnë pushime elitare. Koleksionit të bukurive që ofron Riviera Shqiptare i është shtuar së fundmi Green Coast. Me një vendndodhje strategjike pranë qytetit të Vlorës e më konkretisht pranë parkut kombëtar të Llogorasë, rrethuar nga shumë atraksione të mrekullueshme natyrore, me arkitekturë minimaliste bashkëkohore dhe shumëllojshmëri vilash, të cilat shijojnë pamjen magjike të detit Jon e hapësira të shumta të gjelbëruara, Green Coast Resort and Residences premton të jetë padiskutim destinacioni ideal i kësaj vere.

Shërbimet e një niveli të lartë dhe lehtësirat e ndryshme të ofruara në shëtitoren Green Coast, ku përfshihen bare, beach bare, restorante, fast food, supermarket, tabaco shop, qendra SPA, një qendër e mirëfilltë sportive, e cila ofron shumëllojshmëri sportesh, garantojnë pushime të një cilësie të lartë.

Është fakt tashmë që Green Coast falë programeve dhe produkteve inovatore që vazhdimisht ka prezantuar për tregun shqiptar, ka arritur të implementojë suksesshëm praktikat më të mira botërore e në këtë mënyrë të garantojë standardin e munguar deri tani në turizmin shqiptar. Falë këtyre programeve, Green Coast tashmë është më i prekshëm për shumë turistë, që kërkojnë të pushojnë pranë natyrës, qetësisë, komoditetit dhe luksit që kërkojnë nëpër resorte elitare jashtë kufijve.

Një shumëllojshmëri shërbimesh të ofruara, si paketa shërbimesh për residentët, transporti me buggies, kënd lojërash për fëmijë, parkimet e siguruara, shërbimi i sigurisë 24 orë etj, të bëjnë të mendosh se është projektuar gjithçka në detaj për çdo grupmoshë, që çdo çast të përcjellë emocion dhe të lërë mbresa të veçanta.

Dita fillon me muzikën e bukur të valëve të detit dhe pamjen e mrekullueshme të natyrës dhe përfundon me një perëndim magjik që nuk mund ta lësh pa fotografuar dhe ta memorizosh gjatë në kujtesë.

Kushdo që e ka prekur Green Coast nga afër, e kupton më së miri çfarë duam të themi.