Kështu nderohet Dani Alves në Barcelonë - Gazeta Express
string(39) "keshtu-nderohet-dani-alves-ne-barcelone"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2022 22:22

Kështu nderohet Dani Alves në Barcelonë

Futboll

Gazeta Express

07/08/2022 22:22

Mbrojtësi u largua këtë verë nga Camp Nou por sot atij ju dha lamtumira e fundit gjatë ndeshjes kundër Pumas

Barcelona ka organizuar një ndeshje lamtumirëse shumë të përzemërt për Dani Alves para ndeshjes së tyre kundër Pumas për trofeun Joan Gamper që u zhvillua të dielën. Alves u kthye për herë të dytë në Camp Nou sezonin e kaluar dhe u largua në fund të verës, me Barcën që nuk ia vazhdojë atij edhe për gjashtë muaj kontratën.

Lexo Edhe:

Mbrojtësi i majtë kishte pranuar se ka mbetur paksa i zhgënjyer nga largimi nga klubi këtë herë, edhe pse ai nënshkroi menjëherë një kontratë një vjeçare për skuadrën e Pumas.

E meqë dy skuadrat u takuan për trofeun e përvitshëm Joan Gamper, Alves u nderua për shërbimet që ja bëri Barcelonës gjatë këtyre viteve ku fitoi gjashtë tituj të La Ligës dhe tri Liga të Kampionëve.

Para se të fillonte ndeshja Alves u prezantua me një fanellë të Barçës në të cilën ishte numri 431, numri i aq paraqitjeve që ai ka bërë pëtë këtë klub.

Barcelona po ashtu kishte dizajnuar një trofe për të, i cili ju prezantua atij nga presidenti Laporta. /GazetaExpress/