Kështu duket shtatorja e Ibrahim Rugovës e përuruar sot - Gazeta Express
string(55) "keshtu-duket-shtatorja-e-ibrahim-rugoves-e-peruruar-sot"

Kështu duket shtatorja e Ibrahim Rugovës e përuruar sot

Lajme

Gazeta Express

02/12/2020 15:47

Sot në Istog është përuruar Kompleksi Memorial “Ibrahim Rugova”, në ditëlindjen e 76-të të ish-Presidentit, shkruan Express

Në ceremoninë e përurimit të Kompleksit Memorial “Ibrahim Rugova”, ishin të pranishëm Kryeministri Avdullah Hoti, kryetari i Istogut, Haki Rugova, vajza e ish-Presidentit, Teuta Rugova, si dhe zyrtarë tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lexo Edhe:

Kështu duket shtatorja e Rugovës që u përurua sot në Istog:

Kompleksi “Ibrahim Rugova” në Istog ka kushtuar 350 mijë euro. Kuvendi i Kosovës kishte ndarë 200 mijë euro, ndërkaq Komuna e Istogut 150 mijë./GazetaExpress/