Këshilltari filozof i Kurtit i reagon Isa Mustafës që kërkoi krijimin e qeverisë së re - Gazeta Express
string(86) "keshilltari-filozof-i-kurtit-i-reagon-isa-mustafes-qe-kerkoi-krijimin-e-qeverise-se-re"

Këshilltari filozof i Kurtit i reagon Isa Mustafës që kërkoi krijimin e qeverisë së re

Gazeta Express

01/04/2020 13:07

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Elvis Hoxha i ka reaguar sot kreut të LDK’së, Isa Mustafës që kërkoi krijimin e qeverisë së re pas takimit me presidentin, raporton Gazeta Express.

Hoxha ka shkruar në Facebook se deputetët e LDK’së janë vënë në shërbim të Isa Mustafës dhe presidentit.

Lexo Edhe:

Sipas tij, ata nuk kanë mendim të lirë dhe as moral personal.

“Mënyra e tij të menduarit bazohet në faktin se deputetët u diskredituan një herë me votimin e mocionit. Kështu që ata mund të diskreditohen përsëri. Meqë deputetët e LDK-së janë në shërbim të Isa Mustafës dhe presidentit, ata nuk kanë as mendim të lirë, virtyt që i përket deputetëve dhe jo ministrave, dhe as moral personal. Kështu që Isa Mustafa e ka për qëllim t’i përdorë këta deputetë të tij për sa që këta nuk thonë jo”, ka shkruar Hoxha./Express/