Kërkohet vazhdimi i gjendjes së krizës edhe për gjashtë muaj - Gazeta Express
string(60) "kerkohet-vazhdimi-i-gjendjes-se-krizes-edhe-per-gjashte-muaj"

Ballina

Gazeta Express

01/12/2020 16:28

Kërkohet vazhdimi i gjendjes së krizës edhe për gjashtë muaj

Ballina

Gazeta Express

01/12/2020 16:28

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, covid-statistikën ditore e së Hënës e ka publikuar disa minuta para mesnate.

Sipas raportit më të fundit të autoriteteve shëndetësore ishin shënuar 336 raste të reja dhe 32 viktima, duke e cuar në total numrin e viktimave në 1763, kurse atë të infektuarve në afro 62 mijë. Në arsyetimin e vonesës, MSH-ja kishte njoftuar se punonjësit shëndetësor përballen me presione të ndryshme, kurse opozita ka akuzuar për manipulime dhe fshehje të shifrave.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar propozimin e Shtabit të Krizës dhe do t`I propozojë Kuvendit që gjendja e krizës të vazhdohet edhe për 6 muaj.

Maqedonia e Veriut ka rezervuar rreth 830 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19, përmes mekanizmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Kovaks, të mjaftueshme për imunizim të rreth 20% të popullsisë. Në qoftë se në vendet e BE-së sasitë e para priten në muajin dhjetor, në Shkup, vaksina mendohet se do të arrijë deri në mars të vitit të ardhshëm.

Pas komplikimeve nga virusi Kovid-19 sot në mëngjes ka ndërruar jetë Enver Maliqi, biznesmeni i njohur shkupjan, që aktualisht po kryente edhe detyrën e zëvendëskryetarit të Qytetit të Shkupit dhe ishte Konsul Nderi I Meksikës.

Sic bëhet e ditur, Maliqi ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin “Sistina” në Shkup. Ai paraprakisht ishte kuruar në Klinikën për sëmundje infektive. Sipas spitalit “Sistina”, Maliqi ishte sjellë në gjendje të rëndë dhe se mjekët gjatë tërë natës kanë tentuar që ti shpëtojnë jetën, por ka qenë e pamundur.