Kërkohet ndryshimi i vendimit për pezullimin e Rusisë nga garat e mëdha botërore - Gazeta Express
string(80) "kerkohet-ndryshimi-i-vendimit-per-pezullimin-e-rusise-nga-garat-e-medha-boterore"

Kërkohet ndryshimi i vendimit për pezullimin e Rusisë nga garat e mëdha botërore

Gazeta Express

11/12/2019 14:00

Rusia është pezulluar për katër vjet nga të gjitha ngjarjet e mëdha sportive nga Agjencia Botërore Anti-Doping. Kjo nënkupton se flamuri dhe himni rus nuk do të lejohen në ngjarjet e mëdha si Lojërat Olimpike Verore “Tokyo 2020” dhe Kupa e Botës në futboll “Katar 2022”, mirëpo ky vendim po kërkohet të ndryshohet nga dy palë të ndryshme.

Komiteti Ekzekutiv i WADA-s e mori vendimin për ta pezulluar Rusinë të hënën, pasi zbuloi se Moska kishte manipuluar me të dhënat laboratorike të testeve të dopingut. Megjithatë, atletët rusë të cilët mund të dëshmojnë se nuk janë të përfshirë në skandalin e dopingut, do të lejohen të garojnë nën një flamur neutral, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vendimi i komitetit për ta pezulluar Rusinë ka qenë unanim në takimin e së hënës në Zvicër, sipas një zyrtari të ËADA-s.  Agjencia Anti-Doping zbuloi se Rusia kishte montua dëshmi të rreme dhe i kishte fshirë dosjet me testet pozitive të dopingut, të cilat kanë mundur të ndihmonin në identifikimin e atletëve mashtrues që kanë përdorur doping.

Mirëpo, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij ka arsye për ta apeluar këtë vendim për pezullim katërvjeçar me pretendimin se dënimet kolektive nuk duhet të ekzistojnë.

“Gjëja kryesore, sipas mendimin tim, është se… mua më duket se të gjitha pajtohen me këtë… është se çfarëdo dënimi, që nga koha e Ligjit Romak, duhet të jetë individual dhe i bazuar në atë që e ka bërë një individ”, ka thënë Putini.

Në anën tjetër, kryesuesi i Agjencisë së SHBA-së për Anti-Doping, Travis Tygart, ka thënë se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) do t’i dëgjojë edhe apelimet nga atletët e pastër të cilët besojnë se dënimet e ËADA-s ndaj Rusisë nuk janë të mjaftueshme.

“Rregullat e CAS-it i lejojnë palët të ndërhyjnë kur të jetë e përshtatshme dhe atletët e pastër janë të ndikuar nga kjo. U takon atletëve të vendosin nëse duan të përfshihen, por, nëse CAS-i pajtohet me ta, atëherë dënimi Rusisë mund t’i ngrihet”. /Gazeta Express/