Kërkesa e opozitës për debat, Çuçi: Gjykatat kanë folur, nuk ka vend për mocion - Gazeta Express
string(76) "kerkesa-e-opozites-per-debat-cuci-gjykatat-kane-folur-nuk-ka-vend-per-mocion"

Kërkesa e opozitës për debat, Çuçi: Gjykatat kanë folur, nuk ka vend për mocion

Shqiperi

Gazeta Express

15/04/2024 21:21

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në një prononcim për mediet pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, konfirmoi qëndrimin e mazhorancës lidhur me një kërkesë të opozitës për mocion në Kuvend sa i takon problematikës së kultivimit apo trafikut të drogës.

“Të gjitha çështjet që janë shtruar në kërkesë janë ezauruar, gjykatat janë shprehur, ka njerëz që janë dënuar apo që vuajnë dënimin”.

Lexo Edhe:

“Janë ezauruar qoftë edhe në diskutime parlamentare, madje ka pasur edhe një komision hetimor. Kështu që ne mendojmë se s’ka vend për të pasur një mocion me debat, të paktën sipas kërkesës që ka bërë opozita”, deklaroi Çuçi para gazetarëve.