Kërcënoi me armë policët, gjykata lë në burg Roland Kryemadhin - Gazeta Express
string(61) "kercenoi-me-arme-policet-gjykata-le-ne-burg-roland-kryemadhin"

Kërcënoi me armë policët, gjykata lë në burg Roland Kryemadhin

Gazeta Express

07/06/2020 11:40

Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg Roland Kryemadhin, i cili pak ditë më parë në Kamëz kundërshtoi dhe kërcënoi me armë oficerët e policisë që kishin shkuar për ta sjellë në gjykatë të riun.

Policia njoftoi në kohën e arrestimit të tij se ai i kishte drejtuar pistoletën oficerëve, ndërsa vetë Roland Kryemadhi deklaroi para hetuesve se arma ishte lodër.

Lexo Edhe:

Avokati mbrojtës i Kryemadhit tha këtë të dielë se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë pasi ai nuk është një person me rrezikshmëri, ashtu siç është paraqitur në media.

 “Është i bindur në pafajsinë e tij pasi është dhe besimtar, dhe është i bindur se nuk janë kryer ato vepra penale. Gjithashtu ëhstë bërë një kontroll i imtësishëm i banesës dhe nuk është gjetur asnjë armë. Është e vërtetë që ka kundërshtuar policinë për tu shoqëruar në gjykatë, pasi ishte në kushte varfërie ekstreme dhe duhej që të punonte. Kjo është dhe arsyeja që nuk ka pranuar që të mbrohet me avokat. Gjithçka është e sajuar për të vendosur masën e sigurisë arrest me burg, por ai realisht nuk është person me rrezikshmëri të lartë ndaj është e rëndësishme që ai të ketë një masë më të lehtë pasi duhet të sigurojë të ardhura për familjen”, është shprehur avokati.

Kujtojmë se Roland Kryemadhi ishte në gjykim për akuzat e dhunës në familje dhe pengimit të fëmijëve për t’i dërguar në shkollë. Tre fëmijët e tij nuk shkonin në shkollë pasi Kryemadhi besonte se leximi i Kuranit dhe mësimet e fesë muslimane, ishin ato që i duheshin mësuar fëmijëve, në një kohë kur në Shqipëri, ndjekja e arsimi 9 vjeçar është i detyrueshëm./Express