Kërcënohet polici dhe familja e tij, arrestohet i dyshuari në Gjakovë - Gazeta Express
string(68) "kercenohet-polici-dhe-familja-e-tij-arrestohet-i-dyshuari-ne-gjakove"

Kërcënohet polici dhe familja e tij, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Gazeta Express

20/10/2020 11:14

Një polic është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një burrë me të meta psikike, i cili është arrestuar nga Policia e Kosoves, shkruan Gazeta Express.

Ngjarka ka ndodhur dje rreth orës 5:15 në Gjakovë. Burri i dyshuar e kishte kërcënuar edhe më herët policin dhe familjarët e tij.

Lexo Edhe:

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ishte me të meta psikike, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima m/k zyrtar policor, ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale nga një i dyshuar m/k. Sipas viktimës i dyshuari edhe më herët e ka kanosur atë dhe familjarët e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ishte me të meta psikike, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Express/