Kërcënohet me vdekje Anthony Fauci, eksperti më i lartë mjekësor për pandeminë në SHBA - Gazeta Express
string(85) "kercenohet-me-vdekje-anthony-fauci-eksperti-me-i-larte-mjekesor-per-pandemine-ne-shba"

Kërcënohet me vdekje Anthony Fauci, eksperti më i lartë mjekësor për pandeminë në SHBA

Gazeta Express

02/04/2020 9:12

Doktor Anthony Fauci, eksperti më i lartë mjekësor për pandeminë në SHBA, po përballet me kërcënime për jetën.

Fauci tani kërkon siguri personale në çdo kohë, përfshirë edhe në shtëpinë e tij, ka konfirmuar një burim për CNN.

Lexo Edhe:

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, i kërkoi Shërbimit të Marshallëve amerikanë ndihmë pas kërcënimeve ndaj Fauci.

Marshallët pranuan dhe vunë në dispozicion disa oficerë për të siguruar mbrojtjen personale të mjekut.

Kjo vjen si pasojë e zemërimit që ka shkaktuar tek të gjithë, nga masat që ka marrë për izolimin e njerëzve dhe bllokimin e çdo gjëje.

Udhëzimi i mjekut që vendi “të mbyllet” në mënyrë që të mos përhapet coronavirusi, nuk ka gjetur shumë mbështetje. /kp