Keni ethe dhe kollë? Gjashtë hapat që duhet të ndiqni kur jeni në shtëpi - Gazeta Express
string(71) "keni-ethe-dhe-kolle-gjashte-hapat-qe-duhet-te-ndiqni-kur-jeni-ne-shtepi"

Keni ethe dhe kollë? Gjashtë hapat që duhet të ndiqni kur jeni në shtëpi

Gazeta Express

05/04/2020 18:39

Instituti i Shëndetit Publikon këshillon qytetarët që kanë ethe dhe kollë që të marrin një sërë masash kur ndodhen në shtëpi.

Kujdesi në shtëpi për personat e infektuar ose që dyshohen të infektuar me COVID-19

Lexo Edhe:

Kujdesuni për veten dhe për të afërmit tuaj.

Nëse jeni i sëmurë me ethe dhe me kollë, lani shpesh duart me ujë e sapun ose me alkool.

– Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në punë, në shkollë ose në vende publike! Pushoni, pini lëngje dhe ushqehuni shëndetshëm.

– Qëndroni në një dhomë të veçuar nga anëtarët e tjerë të familjes! Nëse kjo është e pamundur, përdorni një maskë mjekësore dhe qëndroni të paktën 1 metër larg tyre.

– Mbajeni dhomën të ajrosur mirë dhe nëse është e mundur përdorni një banjë të veçantë!

– Kur kolliteni ose teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me bërrylin e përkulur ose përdorni një letër të butë me një përdorim të cilën duhet ta hidhni menjëherë në koshin e mbeturinave.

– Thërrisni menjëherë punonjësit e shërbimit shëndetësor, nëse keni vështirësi në frymëmarrje.