KEK’u jep detaje për sulmin me armë zjarri - Gazeta Express
string(41) "keku-jep-detaje-per-sulmin-me-arme-zjarri"

KEK’u jep detaje për sulmin me armë zjarri

Gazeta Express

15/12/2019 14:37

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është sulmuar një zyrtar i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli që merret me shitjen e thëngjillit që operon në hyrje të TC Kosova A.

Në lidhje me këtë ngjarje janë lajmëruar organet e rendit të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin, prandaj, ky sulm nuk kishte të bëjë me TC-Kosova A apo me punëtorë të KEK-ut.

Lexo Edhe:

Ndërkohë sipas policisë, dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve i kanë grabitur para të gatshme, dy telefona mobil dhe dy kartela të bankës një personi në Obiliq. 

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.