KB Vëllaznimi zyrtarizon Jalen Ray - Gazeta Express
string(34) "kb-vellaznimi-zyrtarizon-jalen-ray"

KB Vëllaznimi zyrtarizon Jalen Ray

Sport

Gazeta Express

31/07/2023 18:53

KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin e parë të huaj për sezonin e ardhshëm.

Klubi gjakovar njoftoi këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me Jalen Ray, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Amerikani, i cili luan në pozitën e organizatorit, së fundmi ishte pjesë e Surrey Scorchers, në elitën e Britanisë së madhe.

Njoftimi i plotë nga klubi i Vëllaznimit (pa ndërhyrje):

“MIRËSEVJEN JALEN RAY

KB Vëllaznimi konfirmon se ka arritur marrëveshje lojtarin e parë të huaj, amerikanin Jalen Ray.

Jalen Ray është një playmaker i shlëqyeshëm i cili ka luajtur së fundmi në elitën e Britanisë së Madhe për Surrey Scorchers.

Ai është 24 vjeçar dhe dallohet për lojën e tij të kombinuar prej asistuesi dhe shënuesi. Ai ka një përqindje të lartë prej vijës së trepikëshit (37.5% 3pt FG).

Jalen Ray kompleton kështu përbërjen e playmakerëve të skuadrës tonë për fillimin e sezonit 2023/2024”. /Gazeta Express/