Kane: Bundesliga eksperiencë e shkëlqyeshme, jemi afër finales së Championsit - Gazeta Express
string(75) "kane-bundesliga-eksperience-e-shkelqyeshme-jemi-afer-finales-se-championsit"

Kane: Bundesliga eksperiencë e shkëlqyeshme, jemi afër finales së Championsit

Futboll

Gazeta Express

16/04/2024 15:12

Harry Kane ndihet mjaft i lumtur në Bayern Munich.

Futbollisti anglez është duke e mbyllur sezonin e parë në Gjermani, ku ishte transferuar nga Tottenhami.

Lexo Edhe:

Ndonëse nuk arriti ta fitonte titullin e parë të kampionit në karrierë, përfaqësuesi anglez e konsideron si të shkëlqyeshme eksperiencën në “Allianz Arena”, shkruan “Gazeta Express”.

“Bundesliga ka qenë eksperiencë e shkëlqyeshme për mua. Më pëlqen shumë të luaj në Gjermani”, deklaroi fillimisht sulmuesi i rrezikshëm.

“Nëse e bëjmë një hap përpara nesër, do të jemi pak ndeshje larg Wembleyt. Dua ta shfaq performancën time më të mirë nesër”, tha tutje Kane para përballjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Arsenalin. /Gazeta Express/