Kane barazon rekordin e Lineker - Gazeta Express
string(31) "kane-barazon-rekordin-e-lineker"

Futboll

Gazeta Express

18/06/2026 10:39

Kane barazon rekordin e Lineker

Futboll

Gazeta Express

18/06/2026 10:39

Harry Kane vazhdoi të shkruajë histori me Anglinë në ndeshjen spektakolare ndaj Kroacisë në Botërorin 2026, duke barazuar rekordin e Gary Lineker për numrin më të madh të golave të shënuar nga një futbollist anglez në Kupat e Botës.

Kapiteni i “Tre Luanëve” kaloi fillimisht në qendër të vëmendjes pas një penalltie të fituar nga Noni Madueke, i cili u ndal në mënyrë të parregullt nga Luka Modriq brenda zonës. Kane mori përsipër ekzekutimin, por goditja e tij u prit nga Dominik Livakoviq.

Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri Clement Turpin urdhëroi përsëritjen e penalltisë, pasi portieri kroat kishte lëvizur nga vija para kohe. Këtë herë Kane nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Anglisë epërsinë.

Kroacia reagoi dhe barazoi përmes Martin Baturinës, i cili realizoi një gol të bukur nga distanca. Por Kane u rikthye sërish në skenë pak para pushimit, kur shënoi me kokë pas një krosimi të saktë, duke rikthyer avantazhin e anglezëve.

Ky gol kishte peshë të veçantë, pasi e çoi sulmuesin e Bayern Munichut në kuotën e 10 golave në Botëror, duke barazuar rekordin historik të Gary Lineker.

Gëzimi i Anglisë nuk zgjati shumë, pasi Petar Musa shënoi për 2-2 në minutat e fundit të pjesës së parë. Megjithatë, skuadra e Thomas Tuchel e nisi fuqishëm pjesën e dytë dhe kaloi sërish në epërsi falë golit të Jude Bellingham, i cili realizoi për 3-2 dhe i dha vrull të ri anglezëve në rrugëtimin e tyre drejt fitores. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement