Real Madridi i shkruan UEFA-së, kërkon dënimin e Barcelonës - Gazeta Express
string(58) "real-madridi-i-shkruan-uefa-se-kerkon-denimin-e-barcelones"

Futboll

Gazeta Express

18/06/2026 11:19

Real Madridi i shkruan UEFA-së, kërkon dënimin e Barcelonës

Futboll

Gazeta Express

18/06/2026 11:19

Real Madridi ka njoftuar se i është drejtuar UEFA-s me kërkesë zyrtare për hapjen e procedurave disiplinore ndaj Barcelonës, në lidhje me të ashtuquajturin “Rasti Negreira”.

Klubi madrilen e bëri publik lajmin përmes një komunikate në faqen zyrtare dhe në rrjetet sociale, duke kërkuar nga organet disiplinore të UEFA-s që të ndërmarrin masa ndaj rivalit katalanas.

Ky veprim vjen pas njoftimit të Barcelonës se po përgatit veprime ligjore kundër Real Madridit, për shkak të deklaratave të Florentino Perezit në një konferencë për media para zgjedhjeve presidenciale të klubit.

Presidenti i Real Madridit kishte pretenduar se Barcelona kishte “vjedhur” shtatë tituj të La Ligas gjatë kohës së tij në krye të klubit, duke iu referuar hetimeve të vazhdueshme për “Rastin Negreira”.

Në letrën drejtuar UEFA-s, Real Madridi pretendon se pagesat e bëra nga Barcelona ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, José María Enríquez Negreira, përbëjnë “rrezik sistematik të shkallës më të lartë për integritetin e garave”.

Sipas klubit madrilen, ekzistojnë prova të rëndësishme që forcojnë dyshimet për pagesa të zgjatura, të paqarta dhe pa justifikim të verifikueshëm, të kryera nga Barcelona përmes strukturave të ndryshme korporative ndaj ish-zyrtarit të gjyqtarëve.

Real Madridi thekson se këto veprime, nga këndvështrimi i së drejtës disiplinore sportive, mund të dëmtojnë parimet themelore të garës së ndershme, neutralitetit, paanshmërisë dhe barazisë konkurruese.

Klubi kërkon nga UEFA që të rifillojë menjëherë procedurat disiplinore të nisura më herët, duke e cilësuar të papranueshme zvarritjen e situatës. Sipas Real Madridit, vazhdimi i kësaj çështjeje pa një reagim të qartë dëmton seriozisht besueshmërinë e futbollit, institucioneve të tij dhe drejtuesve të tyre.

Në fund, Real Madridi kërkon që UEFA të përdorë kompetencat e saj të pavarura për të marrë masa disiplinore dhe korrigjuese, me qëllim garantimin e integritetit, transparencës dhe funksionimit të rregullt të garave. Klubi po ashtu thekson se kjo kërkesë nuk synon të zëvendësojë organet gjyqësore shtetërore dhe se do të vazhdojë të ndjekë çështjen edhe në procedurat penale ku është palë si akuzues privat. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement