Kandidati i PDK-së për deputet, Nderim Mustafa: Kurti po bën përçarje mes diasporës dhe qytetarëve të Kosovës - Gazeta Express
string(107) "kandidati-i-pdk-se-per-deputet-nderim-mustafa-kurti-po-ben-percarje-mes-diaspores-dhe-qytetareve-te-kosoves"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 17:51

Kandidati i PDK-së për deputet, Nderim Mustafa: Kurti po bën përçarje mes diasporës dhe qytetarëve të Kosovës

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 17:51

Kandidati i PDK-së për deputet Nderim Mustafa e ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje për përdorimin e diasporës, ndërsa thotë se po shihet “një përçarje goxha e madhe” si rezultat i kësaj.

Ai tha në Frontal në T7 se ka “përçarje, linçime dhe propagandë” nga LVV-ja.

“Ju e dini që diaspora është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën dhe për fat të keq, që s’kisha dashtë me besu, por për momentin po shihet një përçarje goxha e madhe mes diasporës dhe qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Kjo, Mustafa tha se vërehet sidomos në rrjetet sociale.

“Unë mendoj që fajtorët kryesorë janë liderët e partive politike, sidomos lideri i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement