Reshitaj: E votova Presidenten pa kërkuar asgjë në këmbim dhe mendoj që kjo është vlerësuar nga qytetarët - Gazeta Express
string(104) "reshitaj-e-votova-presidenten-pa-kerkuar-asgje-ne-kembim-dhe-mendoj-qe-kjo-eshte-vleresuar-nga-qytetaret"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 16:51

Reshitaj: E votova Presidenten pa kërkuar asgjë në këmbim dhe mendoj që kjo është vlerësuar nga qytetarët

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 16:51

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Albena Reshitaj ka shpërndarë një deklaratë të saj të bërë në Pressing në T7 ku ka folur se si nuk ka përfituar asgjë personalisht duke marrë vendime në interes të vendit.

Si shembull, ajo ka përmendur votën që ia ka dhënë Vjosa Osmanit për Presidente në Kuvend, pa kërkuar asgjë në këmbim.

“Me votën që i kam dhënë presidentes së Republikës së Kosovës duke mos kërkuar asgjë në këmbim, mendoj që kam treguar, kam dhënë një shembull që ka deputetë të cilët nuk shikojnë të përfitojnë personalisht në momentin kur vendosin të japin një kontribut për vendit. Dhe mendoj që kjo është vlerësuar nga qytetarët”, thotë ajo.

Mbi videon e publikuar, Reshitaj ka shkruar: “Gjithmonë në shërbim të interesave të vendit tim, shtetit të Kosovës”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement