Qytetari i ankohet Ismailit: Çdo gjë është shtrenjtuar, pagat kanë mbetur të vogla (VIDEO) - Gazeta Express
string(86) "qytetari-i-ankohet-ismailit-cdo-gje-eshte-shtrenjtuar-pagat-kane-mbetur-te-vogla-video"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 18:14

Qytetari i ankohet Ismailit: Çdo gjë është shtrenjtuar, pagat kanë mbetur të vogla (VIDEO)

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 18:14

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për deputet, Uran Ismaili, ka ndarë në rrjetet sociale një video nga një bisedë me një qytetar, i cili ankohet për rritjen e çmimeve, shtrenjtimin e rrymës dhe vështirësimin e jetës në Kosovë.

Qytetari thotë se me të ardhurat e njëjta, sot mund të blihen shumë më pak produkte se më parë.

“Me 500 euro përpara ke marrë goxha artikuj ushqimorë, tash paratë janë zhvlerësuar 30-40 për qind së paku. Çdo herë po hipin çmimet, hip transporti, hip malli. Rrogat janë të vogla, rryma dimrit të vjen 300 euro, përpara na ka ardhë 100-150 euro. Është bërë vështirë”, thotë qytetari në video.

Ismaili tha se këto shqetësime dëgjohen çdo ditë nga qytetarët në terren, duke shtuar se arsyetimet e qeverisë për kriza të jashtme nuk qëndrojnë, përderisa vendet e rajonit kanë inflacion më të ulët.

“Nuk ka qytetar që e takoj që nuk më ankohet për çmimet e larta, rrymën e shtrenjtë dhe jetën e papërballueshme në Kosovë. Më 7 qershor, voto PDK 125 për një qeveri që ka strategji afatgjate dhe zgjidhje konkrete për të gjitha problemet me të cilat po përballemi.”, ka shkruar Ismaili.

Advertisement
Advertisement
Advertisement