Gimbo dhe Selin rikthejnë hitin e njohur – shijojnë në maksimum lidhjen e tyre - Gazeta Express
string(76) "gimbo-dhe-selin-rikthejne-hitin-e-njohur-shijojne-ne-maksimum-lidhjen-e-tyre"

Muzike

Gazeta Express

01/06/2026 18:43

Gimbo dhe Selin rikthejnë hitin e njohur – shijojnë në maksimum lidhjen e tyre

Muzike

Gazeta Express

01/06/2026 18:43

Selin Bollati dhe Gëzim Blakaj, i njohur si DJ Gimbo, po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”, ku nisi historia e tyre e dashurisë.

Çifti tashmë ka paralajmëruar edhe një projekt të përbashkët muzikor. Bëhet fjalë për rikthimin e këngës së njohur “DJ”, të cilën dikur e këndonte Rezarta Shkurta, ndërsa tani do të vijë në një version të ri nga DJ Gimbo.

Projekti do të shoqërohet edhe me videoklip, ku pjesë e tij është edhe Selin Bollati, fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”. Ky bashkëpunim ka zgjuar menjëherë interesimin e fansave të çiftit, të cilët vazhdojnë t’i ndjekin me vëmendje në rrjetet sociale.

Edhe pse lidhja e tyre është komentuar shpesh, Selin dhe Gimbo duken më të afërt se kurrë. Ata kanë ndarë vazhdimisht momente së bashku, ndërsa ky projekt i ri duket se e forcon edhe më shumë imazhin e tyre si çift brenda dhe jashtë ekranit.

Së fundmi, Selin publikoi një fotografi me mbishkrimin: “Shiko çfarë doli nga aparati i shumëkërkuar”, ndërsa Gimbo paralajmëroi se kënga e re me videoklip do të publikohet të premten, më 5 qershor. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement