Juventusi kalon në finale të Kupës së Italisë, Milik vendimtar - Gazeta Express
string(61) "juventusi-kalon-ne-finale-te-kupes-se-italise-milik-vendimtar"

Sport

Gazeta Express

23/04/2024 23:05

Juventusi kalon në finale të Kupës së Italisë, Milik vendimtar

Sport

Gazeta Express

23/04/2024 23:05

Juventusi ka kaluar në finalen e Kupës së Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri pësoi humbje sonte ndaj Lazios në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, por kalon tutje falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përballja e dytë sonte në “Olimpico” përfundoi me rezultatin 2:1.

Valentin Castellanos (12’, 49’) shënoi të dy golat për lacialët, por që ishin të pamjaftueshëm.

Arkadiusz Milik (83’) realizoi golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër”, për t’ia siguruar kështu kalimin për në finale të kësaj gare.

Juventusi do ta mësojë kundërshtarin nesër mbrëma, pasi të jetë zhvilluar ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Atalantas dhe Fiorentinas.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren 1:0 të “Violas”.

Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet më 15 maj. /Gazeta Express/