Juventusi dëshiron ta kthejë në skuadër CEO-në e Interit, Beppe Marotta - Gazeta Express
string(69) "juventusi-deshiron-ta-ktheje-ne-skuader-ceo-ne-e-interi-beppe-marotta"

Futboll

Gazeta Express

07/12/2022 13:59

Juventusi dëshiron ta kthejë në skuadër CEO-në e Interit, Beppe Marotta

Futboll

Gazeta Express

07/12/2022 13:59

Juventusi është duke planifikuar rindërtimin e menaxhmentit të tyre dhe po ëndërrojnë rikthimin e mundshëm të Beppe Marottas, thotë një raport.

65 vjeçari italian kaloi tetë vite si CEO i Bardhezinjve, nga viti 2010-2018, duke ndihmuar Andrea Agnellin që ta mbaje skuadrën në maje të futbollit italian. Pas largimit të tij për në Inter katër vite më parë, gjërat filluan të shkojnë keq për skuadrën nga Torino dhe shumë shpejt u pa së sa i rëndësishëm ishte Marotta për Zonjën e Vjetër.

Lexo Edhe:

Siç raporton, La Repubnlica, Juventus po tenton që ta kthejë Marottan, për t’i ndihmuar ata në ndërtimin e skuadrës pas epokës së Agnellit. Ende nuk janë bërë kontaktet e para pasi që 65 vjeçari ka kontratë me Interin deri më 2025.

Indikacionet e momentit thonë që Marotta është i hapur për një rikthim në Torino, pjesërisht për shkak të raporteve të mira që ai ka me trajnerin Massimiliano Allegri.

Moratta bëri një sërë marrëveshjesh gjatë tetë vjeçarit të tij në Zonjën e vjetër, duke transferuar lojtar të lirë si Andrea Pirlo dhe Paul Pogba, me të cilët mandej fitonte trofe. /GazetaExpress/