"Ju që premtuat dhe nuk i mbajtët premtimet, s'do të ju kursej vitin 2021" - Gazeta Express
string(70) "ju-qe-premtuat-dhe-nuk-i-mbajtet-premtimet-sdo-te-ju-kursej-vitin-2021"

Sport

Gazeta Express

01/01/2021 10:39

“Ju që premtuat dhe nuk i mbajtët premtimet, s’do të ju kursej vitin 2021”

Sport

Gazeta Express

01/01/2021 10:39

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka ka uruar miqtë e tij anembanë botës për festën e Vitit të Ri 2021.

Vitin që po e lëmë pas, Kuka e përshkruan si të vështirë për të gjithë, në veçanti për sportin.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, shkaku i situatës me pandeminë, Kuka tha se nuk do të shpreh shumë kritika për politikanët pas premtimeve të tyre të parealizuara.

Postimi i plotë i Kukës:

Urime 2021 gjithë miqve anembanë Botës!
Shëndet për të gjithë në radhë të parë e gëzuar e me të mira për Vitin e Ri!
Nata e fundit e një viti të vështirë për të gjithë e edhe për sportin e sportistët!
Natë festive e spo flas ma gjatë se po shkretoj në fund të vitit që jam duruar pa kritika fal situatës së krijuar si shkak i pandemisë!
Por mos harroni që ju që premtuat e si mbajtët premtimet  sdo ju kursej vitin tjetër e do i mbaj mend krejt për të i folur e diskutuar!
Mos harroni që xhudo të arriturat i ka me cingërrima të medaljeve e tentimi për injorim mos mendoni qe ka kaluar pa mobilizimin tonë!
Me respekt prej meje por edhe ekipit me medalje të Arta Evropiane,Botërore dhe Olimpike!
Këto medalje flasin vet e do flasin Shqip për të mirën e Sportit,sportistëve shtetit tonë e mbarë populllit Shqiptar anembanë Botës!
“.